Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Transformohet Pallati i Kulturës në Burrel, kthehet edhe në Qendër teknologjike (Foto)

15:56 / February 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori Bashkimit Europian Silvio Gonzato ishte sot në bashkinë e Matit për të inauguruar përfundimin e punimeve në Pallatin e Kulturës “Shefqet Doda Doda” Burrel.

Në takimin e organizuar në këtë njësi vendore ambasadori i BE-së u njoh nga kryebashkiaku Agron Malaj me historinë, kulturën, traditat, turizmin, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë e gjithçka tjetër që lidhet me këtë trevë.

0

Ai u njoh me rezultatet konkrete të projektit “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin” – ICTe Mat, financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet skemës së granteve “BE për Bashkitë”.

“Pallati i Kulturës “Shefqet Doda” për ne matjanët ka një rëndësi të madhe pasi përmes tij kanë kaluar breza të tërë të rinjsh dhe të rejash, burra dhe gra që i kanë dhënë shumë Matit në çdo fushë. Por, kjo ndërhyrje nuk është e rëndësishme vetëm për rivitalizinin arkitektonik, por mbi të gjitha është një hap i rëndësishëm drejt përqafimit të së ardhmes së teknologjisë.”, theksoi në takimin e organizuar kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj.

3 1

Projekti ka në fokus jo vetëm rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës, por edhe kthimin e tij në një Qendër teknologjike ku të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë do të kenë mundësi të zhvillojnë dhe përmirësojnë talentet dhe aftësitë e tyre në Teknologji nëpërmjet 3 programeve që ofron kjo qendër: Sratch, Robotikë dhe Dizajn 3D.

426828297 699399839009762 3046972700807591305 n

Malaj shtoi se: “Nëpërmjet aktiviteteve, trajnimeve dhe ëorkshopeve të zhvilluara janë impaktuar drejtpërdrejt një numër i madh personash, të cilët janë informuar jo vetëm mbi projektin por edhe mbi Bashkimin Evropian duke rritur kapacitetet në menaxhimin e fondeve të huaja. Rivitalizimi i Pallatit të Kulturës do të rigjallërojë jetën kulturore të zonës dhe do të sjellë qasje moderne dhe novatore në funksionin e saj të përditshëm.” ky është projekti i dytë i financuar nga Bashkimi Evropian, i zbatuar në Bashkinë Mat.

003

Projekti Mat YESi i cili kishte gjithashtu në fokus rininë dhe mbajtjen e tyre larg drogërave dhe aktiviteteve të paligjshme nëpërmjet krijimit të një Qendre kursesh profesionale duke ju ofruar atyre më shumë mundësi për tregun e punës.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato tha se ky investim nuk është vetëm për ndërtesën, por dhe për kulturën e një vendi. Gonzato shtoi se BE ka vendosur të investojë jo vetëm në Tiranë, por edhe në bashkitë e tjera të vendit. “Të tjera investime do të ketë edhe në Bashkinë e Matit” përfundoi Gonzato.

1 2

Drejtoresha e Shoqatës për Autonomi Vendore Adelina Farrici nënvizoi se vizita e ambasadorit të BE-së në Burreli dhe përfundimi i këtij investimi është një ditë e veçantë për qytetarët e Matit.

426699612 769001797996789 2256139863063362887 n

“Investimi, tha Farrici, ishte i shumëkërkuar dhe i domosdoshëm për qytetarët e kësaj treve. Zbatimi i tij me sukses faktoi se edhe kjo bashki ka kapacitete dhe mundësi të realizojë projekte të BE-së. Këtu gërshëtohen mjaft mirë grup-moshat si dhe tradita me modernen.”

0002

ambasadori BE BURREL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.