Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Transmetimi i virusit në shkolla është i kufizuar”, ja çfarë thotë epidemiologu

10:15 / August 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti duke publikuar studimin e kryer nga Qendra për Kërkimin e Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi, përmend se transmetimi i virusit në institucionet arsimore është i kufizuar.

“Në shtetin Neë South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se transmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia? Për dy arsye: Shkollat janë të hapura që më 29 prill në Australi. Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit. Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtëdimër kur të hapen shkollat.

Studimi tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.

Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishme, pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë”, ka shkruar doktori.

Studimi është kryer për një periudhë 3-mujore dhe rezultatet treguan që asnjë nga kontaktet e ngushta nuk u infektua.

“Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje: Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 3 Korrik 2020.6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19. 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar. Asnjë nga 521 kontaktet e ngushta nuk u infektua”, vë në dukje Alimehmeti.

Të dhënat, sipas tij, tregojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse: rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.