Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër (emrat)

19:46 / November 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pol 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi po transportonin tre emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga kanë rënë një 18-vjeçar me emrin Emin Isha si dhe një 19-vjeçar me emrin Nuri Cila. Gjithashtu u sekuestruan dy automjete si dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin tre emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Policinë Rrugore dhe Forcat Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I., 18 vjeç dhe N. C., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një autotomjet tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparat celularë. Materialet në ngarkim të shtetasit E. I. dhe N. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjirokastër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026

U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

09:15 / September 24, 2026

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026

Shiste lëndë narkotike në Mamurras, pranga 26-vjeçarit

09:47 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.