Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha është zhdukur herë pas here nga rrjetet sociale dhe ajo ka treguar se ka pasur arsye të forta për këtë gjë. Blogerja e njohur ka rrëfyer se rrjetet sociale i ndikojnë shumë në shëndetin e saj mendor, në problemet me ankthin, ndaj vendos që të mos i përdorë për disa muaj me radhë.
Mirëpo të gjithë jemi kurioz të dimë se me çfarë merret ajo ndërkohë që nuk bën asnjë postim në rrjete sociale. Lori ka zbuluar ditën e sotme se vitin e shkuar, që nuk ishte aktive në Instagram, ka bërë një udhëtim në Bali.
“Një vit më parë bëra udhëtimin tim të preferuar. Duke u rikthyer pas nuk mund ta besoj që pata mundësinë të përjetojë një bukuri të tillë. po mendoja të ndaja disa momente, kur isha pushim nga rrjetet sociale”, ka shkruar Lori përkrah një fotografie të saj në avion.

Ajo ka treguar se udhëtimi i ka zgjatur plot 14 orë dhe gjëja e parë që i ka rënë në sy e që i ka pëlqyer çdo mbrëmje në Bali ishte hëna.

Ajo është shprehur se aty tentoi edhe të meditonte, por kuptoi se nuk ishte një fanse e madhe e kësaj gjëje dhe se duhet të provonte të bënte më mirë herën tjetër.
