Në Shqipëri ka plot personazhe publike të botës së medias, të botës së artit me emra të ndryshuar. Sidomos, personazheve nga fusha e artit iu shkon se e përdorin se emër artistik.
Në fakt më e çuditshmja është se tre politikanët tanë kryesorë, janë të tre me emra të ndryshuar. Ish kreu i LSI dhe Presidenti i Republikës është njohur gjithmonë si Ilir Meta. Në fakt ai është Ilir Metaj. Pra, ka “j”, e cila i mungon, shkruan CNA.

Nga ana tjetër Lulzim Basha po ta shikosh tek formulari i dekriminalizimit shprehet se e ka Lulëzim, me “ë” dhe jo Lulzim. Pra, ka një “ë”, të cilën ai nuk e përdor
Një emër tjetër i një drejtuesi të lartë politik, është kryeministri Edi Rama. Ai gjithmonë emrin e tij e ka mbajtur Edi, por në fakt e ka Edvin, me “v”, të cilin ai e nuk e përdor. Emrin Edvin e ka mbajtur deri më datë 27.11.2002.

