Terry Splawn nga Karolina e Veriut po feston edhe një fitore tjetër në lotari, pasi në fillim të kësaj jave fitoi 100.000 dollarë.
Siç kanë bërë të ditur nga lotaria e Karolinës së Veriut, Splawn kishte blerë biletën fatsjellëse për vetëm 20 dollarë.
“Ishte ditë pune. Për mua ka qenë një befasi e këndshme”, ka thënë Splaën që tërhoqi shpërblimin me vlerën 70.800 $, pasi pjesa tjetër është mbajtur si taksë.
Megjithatë, Splawn ka një histori të pasur sa i përket fitoreve në lotari.
Fitorja e kësaj jave ishte xhekpoti i tretë brenda katër viteve dhe të gjitha biletat fituese janë blerë në dyqanin e njëjtë në Concord.