Militantët talebanë kanë kryer kërkime, shtëpi më shtëpi, në qytetin perëndimor të Heratit për të gjetur gazetarin e Deutsche Welles, i cili tani punon në Gjermani.
Pasi nuk kanë gjetur atë, militantët talebanë, kanë ekzekutuar një të afërm të tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër.
Familjarët e tjerë arritën të shpëtojnë dhe tani janë në arrati, raporton BBC.
‘Vrasja e një të afërmi të një prej redaktorëve tanë nga Talebanët në Herat është tragjike dhe dëshmon për rrezikun akut në të cilin gjenden të gjithë punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan’, tha drejtori i përgjithshëm i DW, Peter Limbourg.
‘Është e qartë se talebanët tashmë po kryejnë kërkime të organizuara për gazetarë, si në Kabul ashtu edhe në provincat. Po na mbaron koha!’, shtoi ai.
Talebanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të mediumit gjerman javët e fundit.
Lajmi për vrasjen vjen pasi një dokument i OKB-së që thoshte se Talebanët po intensifikojnë gjuetinë e tyre për njerëzit që punuan dhe bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së.
