Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump i ndalohet të përdorë këngën e Isaac Hayes në mitingje

08:27 / September 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipit të Donald Trump i është ndaluar të përdorë këngën Hold On, I’m Coming në tubimet e tij. Vendimi i një gjykate në SHBA vjen si një përgjigje ndaj një padie të ngritur më herët nga familja e bashkë-autorit të këtij projekti muzikor Isaac Hayes.

Kandidati republikan për president e ka vendosur rregullisht këngën para dhe pas fjalimeve të tij, duke përfshirë Konventën Kombëtare Republikane në Korrik.

Megjithatë, familja e Hayes ka paditur ekipin e Trump, duke thënë se ka injoruar vazhdimisht kërkesat e tyre për të ndaluar përdorimin e këngës, të bërë të famshme në 1966.

Djali i Hayes e mirëpriti vendimin, duke thënë se babai i tij, i cili ndërroi jetë në vitin 2008, nuk do ta kishte mbështetur ish-presidentin.

“E di që babai im nuk do të donte që ai të luante muzikën e tij pasi Trump është akuzuar për  abuzim seksual dhe ka thënë disa gjëra të papërshtatshme për gratë, veçanërisht ato me ngjyrë. Ne duhet të mbajmë një qëndrim që tregon se ne distancohemi nga karakteri i Donald Trump. Kjo nuk është një çështje politike, kjo është një çështje karakteri”, tha ai.

Trashëgimtarët e këngëtarit të ndjerë kërkojnë 3 milionë Dollarë dëmshpërblim për përdorimin e paautorizuar të këngës midis 2022 dhe 2024. Dhjetëra artistë të tjerë kanë kundërshtuar përdorimin e këngëve të tyre në mitingje.

Abba, Foo Fighters, Jack White, Celine Dion dhe Johnny Marr, janë vetëm disa nga emrat e muzikës që kanë shprehur pakënaqësi për përdorimin e këngëve të tyre nga republikanët muajt e fundit.

Isaac Hayes ndalohet kenga trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.