Policia e Shtetit ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të tullumbaces në vendin tonë. Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm. Taulant Balla. ”Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve”,-thotë Balla.
Tullumbacet me oksid azoti në lokalet e Tiranës, ministri Balla: Disa të rinj janë ndaluar nga policia
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment