Nje grup turistesh shqiptare kanë mbetur te bllokuar ne kanionet e Holtës në Gramsh. Shkak për bllokimin mësohet se janë bërë prurjet e shumta të ujërave nga shiu.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Bëhet me dije se me tre prej turistëve ka humbur kontakti.
Nga kerkimet eshte gjendur trupi i pajete i nje vajze rreth 25 vjeçare.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrefiksja. Vetem nga spitali i Gramshit janë nisur drejt vendit te ngjarjes 3 ambulanca.
Ende nuk dihet gjendja e turistëve te mbetur te bllokuar.
Njoftimi paraprak i policisë:
Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.
Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.
Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin. Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.
Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme. Me vone do tju dergoj info te plote
