Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Turp të jesh deputet”/ Tensionet në Kuvend, profesori i njohur shpërthen ndaj Berishës: Është fatkeqësi për vendin

21:20 / October 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DHUNA NE SEANCE 21 525x350 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesori Fatos Tarifa ka deklaruar në emisionin “Real Story”, se të jesh sot deputetë në Shqipëri është turp, pasi të tregojnë me gisht dhe nuk përfaqëson popullin, por interesat personal.

Sakaq, ai e ka konsideruar ish-kryeministrin Sali Berisha, si një fatkeqësi për vendin dhe deputetët që mbrojnë atë si ‘spartanët’ e vendosur për të mbrojtur liderin.

Sipas Tarifës, duhet lënë sistemi i drejtësisë të bëjë punën dhe gjithsecili duhet të marrë atë që meriton.

“Po prisja me televizorin ndezur kur filloi seanca. E para gjë që më ra në sy është që ka shumë anëtarë parlamenti i Shqipërisë, gjysma e tyre duhet të jenë. E dyta, është që janë të dhunshëm. E treta, asnjë prej tyre nuk përfaqëson popullin. Parlamenti çdo ditë të vitit duhet të diskutoj hallet e popullit, nuk është ditë e caktuar sot. Por duke mos qene përfaqësues të popullit, por të partisë dhe kryetarit, kuptohet që hallet e popullit nuk vijnë kurrë në kuvend. Kur qe puna për të amenduar ligjin për rritjen e pagave të administratës, po ky parlament për pak orë i dyfishoi rrogat e deputetëve, lidhen dhe bien dakord kur është interesi i tyre, kur është puna të diskutohen hallet e mëdha të popullit ja çfarë ndodh dhe nuk është një rast i vetëm. Është krijuar një situatë e tillë, më vjen keq që e them, por është turp të jesh deputet, kushdo të tregon me gisht, nuk përfaqëson vërtetë askënd, as ide nuk diskutohen, as probleme të mëdha nuk sillen. Ligjet që kalojnë shumica nuk i dinë se cilat janë. Kurse të mbrosh sot, siç janë një grup deputetësh, Sali Berishën, që e kam quajtur vite më parë, një fatkeqësi për këtë vend, nuk e kuptoj se çfarë duhet të jesh që t’i dalësh në krahë. Në një shkrim të fundit, i kam quajtur ‘spartanët e vendosur për të mbrojtur liderin e tyre’, por nuk të çon asgjëkundi ajo rrugë. Lere sistemin e drejtësisë të bëjë punën e vetë dhe njeriu për atë që ka bërë, do të marri atë që meriton”, u shpreh ai.

berishes Fatos Tarifa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.