Twitter ka vendosur të mbyllë përgjithmonë llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump pas ngjarjeve të ndodhura në Capitol Hill, duke e konsideruar si nxitje të dhunës.

“Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Donald Trump dhe kontekstit rreth këtyre postimeve ne kemi vendosur që t’ia pezullojmë përgjithmonë llogarinë për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës”, tha kompania në blogun e saj.

Pas protestuesit e dhunshëm, mbështetës të Trumpit, sulmuan më 6 janar Kongresin amerikan, Twitter njoftoi për pezullimin prej 12 orëve të llogarisë së presidentit, për shkak se siç u tha, ai kishte bërë postime që përbënin shkelje të politikës së kësaj platforme të integritetit civil.

Më 8 janar, presidenti Trump bëri dy postime në Twitter, të cilat, sipas kësaj platforme sociale, kishin përmbajtje që paraqisnin shkelje të politikës së “Glorifikimit të Dhunës” të kësaj kompanie, që “ka për qëllim të parandalojë glorifikimin e dhunës që mund të inspirojë të tjerët të kryejnë akte të dhunës dhe vendosëm që ato kishin të ngjarë të inkurajonin njerëzit të përsërisnin akte të dhunës që ndodhën në Kongresin amerikan më 6 janar”, -tha Twitter.

Edhe kompanitë Facebook dhe Instagram kanë njoftuar më 7 janar se kanë vendosur t’ia bllokojnë llogaritë Trumpit në këto dy platforma, për të paktën dy javë, derisa Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA-së. Facebook dhe Instagram thanë se Trump “përdori platformat tona për të nxitur dhunë ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”. Facebook, që ka në pronësi edhe platformën Instagram, nuk e ka përjashtuar mundësinë që llogaria e Trumpit të mbyllet përgjithmonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here