Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U arrestua në prezencën e gruas, zbardhet dëshmia e parë në polici e Arsen Muskurtit

20:49 / August 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arsen muskurti 1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së dyfishtë të Dritan dhe Nora Muskurti ditën e sotme në Tiranë, pas arrestimit të tij.

Arsen Muskurti, i njohur ndryshe dhe si Hamza Muskurti, u arrestua në rrugën ‘5 Maj’ teksa ishte në shoqërinë e gruas së tij dhe një prej 7 fëmijëve.

Pak pas arrestimit, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa tha se armën me të cilën i mori jetën vëllait dhe kunatës së tij e ka hedhur.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës se Tiranës në një prej rrugicave që lidh ‘Rrugën e Kavajës’ me Rrugën ‘Myslym Shyri’, ku Arsen Muskurti 38 vjeç, ka qëlluar më pistoletë drejt vëllait të tij Dritanit, 44 vjeç dhe kunatës Nora Muskurtit, duke i lënë të dy të vdekur në vend brenda agjencisë turistike që ishte kthyer në ‘mollë sherri’ prej vitesh, dhe që menaxhohej nga dy viktimat.

Policia beri me dije se vrasja e dyfishte dyshohet se krye për shkak të konfliktit familjar që ka kulmuar me ndarjen pak vite me parë të dy vëllezërve nga biznesi i krijuar bashkë në 2009, dhe më pas agjencia i kishte kaluar në pronësi viktimës, Dritan Muskurtit. Por kjo ndarje, siç duket si ka pëlqyer autorit, dhe këtu nisi konflikti mes tyre. Ndërkohë, autori kishte në pronësi një dyqan me produkte të ndryshme, mes tyre dhe produkte kozmetike.

Autori u cilësua nga policia si fondamentalist, pasi më datën 13 gusht ai shkruan në llogarinë e tij në ‘Facebook’ se vëllai i tij Dritani është i mallkuar nga nëna me shpirt, duke paralajmëruar në një farë mënyrë tragjedinë.

arsen muskurti Tirane Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.