Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

U arrestua nga SPAK/ Si i shpëtoi kryebashkiaku Tushe atentatit në dhjetor 2019, e plagosur mbeti edhe sekretarja e tij

11:44 / July 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60e4243313503
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua sot me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit.

Operacioni erdhi pas zbulimit të aferës korruptive me ndërtimin e një kanali vaditës, projekt me vlerë 24 milion lekë. Sipas SPAK, Tushe në bashkëpunim me të tjerët ka abuzuar me këtë tender duke përfituar shuma të mëdha financiare.

Të tjerë të arrestuar janë Falmur Peqoni, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje; Gazment Çela, zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike; Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje, etj.

Tushe është në mandatin e tretë të drejtimit të Bashkisë së Lushnjes dhe nuk vjen për herë të parë në vëmendjen e publikut. Në 31 dhjetor 2019 atij iu bë një atentat duke i hedhur granatë në zyrë. Nga shpërthimi i saj mbetën të plagosur Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.

Policia arrestoi më pas ish-shoferin e Tushes, Gëzim Saraçi, i cili deklaroi se ndërmori veprimin pas konflikteve që kishin patur.

Granata ofensive shpërtheu poshtë një tavoline, e cila ndodhej në paradhomën e kryetarit të bashkisë Tushe.

Sipas ekspertëve anti-eskploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake. Më rëndë nga ngjarja mbeti e plagosur sekretarja e bashkisë, ndërsa shefi i saj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit shpëtoi paq.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.