Pas njoftimit të dhënë nga ministria e Brendshme është zbuluar edhe identeti i inspektorit të zjarrfikëses i cili akuzohet për torturë dhe dhunë në familje. Lorenc Hatia është një emër jo pak i njohur për mediat.
Bashkë me kolegët e tij ata shpëtuan mjaft pasuri intelektuale në zjarrin që përfshiu Bibliotekën Kombëtare në mars të 2017-tës, dy vite më parë.
Por kush është Lorenc Hatia?
Nga profili i tij në Facebook zjarrfikësi duket se e adhuron profesionin e vet, si një profesion human në shërbim të shpëtimit të jetëve. Vetëm dy javë më parë Lorenci ka vendosur si foto profili në Facebook një foto me fëmijët e vegjël, që duket se kanë qenë vizitorë në ambientet e zjarrfikëses, ndërsa Cover familja e tij e madhe.
Nga postimet e tij shohim postime nga aksione të ndryshme të zjarrfikëse në shuarjen e flakëve, sidomos në shtëpi. Një nga postimet që bie në sy është dhe ai për një vogëlush që viziton çdo ditë repartin zjarrfikës.
Madje pasionin e tij për detyrën që bën e shpreh mjaft mirë në një status të postuar më 8 janar, ku thotë “Mos i shiko duart, lëkurën apo ballin, se i ka të djegur nga zjarri. Por ka shpirtin humanist”.
Hatia u arrestua nga SHÇBA pas denoncimit të familjarëve të tij për torturë dhe dhunë.