Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U dhunua kolegia, mjekët specializantë të QSUT në protestë

10:53 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjeket specializante
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët specializantë të QSUT kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne kundër dhunës ndaj bluzave të bardha. Protesta vjen pas dhunimit të një specializante nga familjari i një pacienti. Ata shprehen se ndjehen nën presion të vazhdueshëm në punë dhe pa siguri fizike.

“Në rradhë të parë dua të them që jemi në mbështetje të kolegës sonë. Jemi në mbështetje të kolegës sonë, e cila ishte 24 orë në punë . Ajo ishte duke komunikuar vendimin e qeverisë, pra kalimin e të gjitha urgjencave te Senatoriumi. Jemi gjithmonë nën kërcënimin e familjareve. Ne i kuptojmë , por nuk jemi ne ata që duhet të vuajmë këto pasoja. Ne jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë me të gjitha mundësitë që kemi. Kryejmë veprime 24 orë pranë urgjencës.

Jo të gjithë paguhemi, kjo varet nga kontratat që kemi nga shteti. Ka shumë specializantë që nuk paguhen. Por, duhet të themi që shërbimet 24 orëshe për disa nga specializantët janë të papaguara”, u shpreh një nga bluzat e bardha në protestë.

Mjekët specializantë te QSUT-ja u shprehën se dhuna ndaj bluzave të bardha në vendin e punës është e papranueshme, ndërsa pohuan se ky fenomen i detyron ata të largohen nga vendi.

“E para fare është siguria për jetën tonë. Të jesh i kërcënuar për jetën në vendin e punës të bën të kërkosh azil politik”, tha për “News 24” një mjek specializant tek QSUT-ja.

QSUT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.