Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

U dhunua nga kunatat, gruaja bën rrëfimin tronditës: Burri më rrahu në sy të fëmijëve dhe…

13:45 / July 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60f6b342c3300
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akuza dhe kundërakuza, dyshime për tradhti, dhunë dhe ecejake në polici dhe gjykatë. Kjo është panorama që ndjek procesin e divorcit mes çiftit nga Lezha, Gjet dhe Dava Ndoj.

Në këtë situatë janë përfshirë dhe fëmijët e çiftit dhe familjarë të tyre, të cilët në një farë mënyre janë përfshirë në këtë marrëdhënie të vështirë dhe po vuajnë pasojat.Në studion e Emisioni “Me zemër të hapur”, këtë të martë ishte Dava, e cila vjen për një përballje me bashkëshortin, që u rrëfye një javë më parë. Dava mohon të ketë braktisur familjen dhe pretendon se drejt divorcit e çoi tradhtia e bashkëshortit dhe dhuna e tij.

Pjesë nga biseda

Evis Ahmeti: Para sa vitesh jeni martuar me Gjetën?
Dava: Tani bëjmë 17 vite martesë dhe kemi 4 fëmijë. 2 fëmijë i kam me probleme që jemi lodhur në spitale. Djali ka probleme të epilepsisë ndërsa vajza me zhvillim të vonuar. Në fillim kishim marrëdhënie të mira. 4 vitet e fundit u bë agresiv dhe nuk na përkushtohet. Këtu lindën dyshimet e mia.

Evis Ahmeti: Pse ndodhi ftohtësia? I dhe ti shkak?
Dava: E fajësoj veten se besoj se ai ka përfituar nga dashuria e madhe që kisha për atë. Jam përkushtuar shumë ndaj djali. Ai ka familje të madhe, por unë kam shkuar mirë me ato.

Evis Ahmeti: Gjeta tha që konfliktet nisën pas një aksidenti?
Dava: Jo ka qenë edhe më parë. Unë zbulova se ai më tradhtonte. E zbulova nga mesazhet në telefon. Ai se jepte kurrë telefonin. Më lëndoi se ne u rritëm bashkë. Kur i thashë e pranoi dhe më tha jam mashkull dhe më lejohet. Më pas debatet kanë qenë të ashpra. Madje edhe në sy të fëmijëve. Unë i kërkoja të takoheshim jashtë por ai nuk pranonte.
Evis Ahmeti: Kur je dhunuar për herë të parë?
Dava: Kam rreth 2 vite. Unë skam kërkuar ndihmë. Kam heshtur për hir të fëmijëve. Unë jam dhunuar në sy të fëmijëve ndaj ata nuk duan të flasin më me të atin. Urdhrin e mbrojtjes nuk e kërkova unë por Gjeta. Unë heshta për fëmijët.

Evis Ahmeti: A ke pretendime se aksidenti që ke bërë ka gisht Gjeta?
Dava: Jo nuk e kam faj1%suar as unë dhe as babai im. Gjeta në atë kohë ka qenë në Itali. Aksidentet ndodhin.

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi në 16 janar?
Dava: Historia nis në datën 15 janar. Për shkak të tradhtisë unë i kërkova divorcin. Shkuam në polici, por duke qenë se ishim me mirëkuptim na thanë të shkojmë në gjykatë. Gjykata na dërgoi tek një noterë, e cila na dha një letër për ndarjen e fëmijëve, por unë nuk e firmosa. Kjo e nervozoi Gjetën dhe më dhunoi në sy të fëmijëve. Dhunoi dhe vajzën, e cila hyri në mes për të na ndarë. Nuk kam gjetur asnjë mbështetje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.