Kryebashkiaku i Dropullit Dhimitër Toli u infektua me koronavirus para 6 ditësh. Kryebashkiaku me zërin që i dridhej rrëfeu sot për ABC News se si është gjendja e tij shëndetësore.

“Jam më mirë sot. Në shtëpi i vetëkarantinuar. Kam marrë mjekimet sipas rekomandimeve. Kisha temperaturë mbi 39. Nuk e di ku u infektova” tha ai.

Këtë betejë me armikun e padukshëm, ai e cilëson si “një nga sfidat më të vështira me të cilat jam përballuar në jetë”. E ndërsa thotë se në bashkinë që drejton nuk ka zyrtarë të tjerë të infektuar, Toli ka një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët.

“Duhet të merren të gjitha masat. Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nuk është shaka. Nuk dihet se ku e merr, kujdesuni për veten, ruhuni” ishte mesazhi i tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here