Flor Binaj, aktori i njohur i Portokallisë e ka fituar betejën me koronavirusin. Ai ka bërë tamponin e radhës dhe ka rezultuar negativ.
Vetë Flori bën të ditur lajmin përmes InstaStory. “Më në fund, Covid-i më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndjenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi.”- ka shkruar Binaj.
Më 18 qershor ai mësoi se ishte pozitiv me COVID por nuk kishte pasur asnjë shenjë ndërkohë që duhet të qëndronte 14 ditë në karantinë sipas rregullores.
