Bosët e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje”.
Kështu e nis shkrimin e radhës Daily Mail për kriminelët shqiptarë në Angli. Tabloidi britanik thotë se ata mbajnë kontakte me botën jashtë, pavarësisht masave të qeverisë për të ndaluar aparatet e reja të punojnë në institucionet e burgimit.
Një investigim i Daily Mail ka zbuluar të paktën shtatë të burgosur që përdorin telefonët duke përditësuar profilet e tyre në rrjetet sociale muajin e shkuar. Madje media britanike shkon më tej duke thënë se mes tyre është dhe një baron droge i cili po vuan dënimin me 12 vite burg për një sasi multimilion paund kokaine dhe hashashi.
Ai përdor një telefon të paligjshëm në burgun e HMP Highpoint në Suffolk duke realizuar orë të tëra video live që janë parë nga 70 mijë persona.
Në një transmetim live të quajtur “qelia në flakë” javën e shkuar ai ka filmuar veten dhe shokët e qelisë të cilët kanë telefonat e tyre teksa kërcejnë dhe qeshin dhe mburren para ndjekësve të tyre “Çdo të shtunë ne kemi party si kjo”.
Investigimi i Daily Mail nisi pas urdhrit të Boris Johnson, ku nëse të burgosurit do të kapen me celularë në qeli mund të kenë shtesë dënimi.
Të gjithë të përmendurit nga Daily Mail janë shqiptarë që vuajnë dënimet për trafik droge në Angli, ku media britanike përmend Resul Rahova, Ariolt Kuka dhe Ndriçim Musaj./ Me shkurtime nga Daily Mail
Shkrimi i plote këtu.
