Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina së fundmi është përfolur edhe se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin Fisnik Syla.
Por ka qenë ky i fundit ai që i ka hedhur poshtë këto thashetheme. Fisniku ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet që bashku me Fjollën dhe ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai përkrah fotos shoqëruar me dy zemra të kuqe.
Më pas, biznesmeni ka postuar vetëm një fotografi të këngëtares, e cila shfaqet duke qeshur, e krahas saj shkruan: “Jeta ime”.
