Një adoleshent u shtrua në spitalin e Traumës në kryeqytet pasi u plagos nga një 26-vjeçar.
Policia e Durrësit bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi E.L., 26 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë procesit të punës (duke korrur misër me autokombanjë) i ka dëmtuar këmbën shtetasit Gj.C., 17 vjeç.
