Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën sot në Tiranë për të kërkuar drejtësi për vrasjen nga policia të Klodjan Rashës, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit.
Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.
