Ka qenë ndër këngëtarët më të njohur të viteve 2000, por më pas u shkëput nga muzika pasi nisi jetë të re në Turqi.
Flasim për Bertan Asllanin, i cili është rikthyer në muzikë pas kaq shumë vitesh. Pak ditë më parë solli këngën “Fluturojmë” e mesa duket tashmë ska ndërmend të ndalet.
Ai ka paralajmëruar projektin e ri në një postim në rrjete sociale. “Projekti i ri së shpejti”, ka shkruar ai poshtë videos nga kënga e kaluar të publikuar në Instagram. Pavarësisht kësaj, ai nuk ka zbuluar detaje të tjera.
