Aktroi i Bryan Cranston tregon se ka qenë infektuar me COVID-19. Me anë të një video të postuar në Instagram ai u bën apel të gjithëve të mbajnë maskat pasi është e vetmja armë për t’u mbrojtur nga koronavisuri.

64-vjeçare nuk tha saktësisht kur u infektua me coronavirusin, por tregoi se ishte në fillim të pandemisë. Ai kishte simptoma të lehta, përfshirë një dhimbje koke, shtrëngim në gjoks dhe humbje të shijes dhe erës.

“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju njoftoja se kisha COVID-19 pak kohë më parë. Shumë me fat, simptoma të lehta”, tha Cranston para kamerës teksa u shfaq me maskë e syze dielli.

Bryan filmpi veten brenda Qendrës së gjakut në Los Angeles duke bërë dhurimin e plazmës, i cili më tej tregon se kjo zgjati rreth një orë. Ai pranoi të ishte ‘pak nervoz’ dhe ‘i trazuar’ para se të jepte plazmën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here