Ferdinand Shehu është ish zyrtari i ALUIZNI-t të cilit iu sekuestrua 1.5 milionë euro llogari bankare, që sipas policisë dyshohet të jenë bërë nga burime të paligjshme.
Por kush është Ferdinand Shehu?
Ai u shkarkua nga detyra në vitin 2011, pas pesë vitesh si zv.drejtori i ALUIZNI-t të Tiranës, kohë në të cilën në pushtet ishte Partia Demokratike.
Madje në atë kohë kreu i ALUIZNI, Shaban Memia e shkarkoi me motivacionin për mungesë të integritetit personal dhe mashtrim të organeve emëruese përmes manipulimeve në jetëshkrim. Mediat në atë kohë shkruan se “largimi i kreut të ALUIZNI -t nga posti i tij u bë në funksion të vlerësimit mbi parimet morale të drejtësisë. Ferdinand Shehu në realizimin e jetëshkrimit të tij ka lënë pa përmendur një eksperiencë pune 4 vjeçare në hetuesinë e rrethit të Vlorës si dhe ka fshirë edhe detyrën si efektiv në ministrinë e rendit publik”.
Ndërsa sot policia njoftoi sekuestrimin e pasurive të tij, ku 1 milionë euro ishte duke i transferuar jashtë shtetit me justifikimin e investimeve.
Lexo edhe- 5 vjet punonjës i ALUIZNI, “Investimi” i sekuestron 1.5 milionë euro
