Menjëherë pas publikimit të raportit të plotë të Komisionit të Venecias për Presidentin Meta, ka reaguar edhe kreu i shtetit.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Meta thotë se opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.
Lexo edhe- Venecia publikon raportin zyrtar për Metën
Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:
- Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.
- Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
- Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
- Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
- Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.
“Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratë e Metës.