Lidhja e tyre u vu në qendër të mediave pas daljes së Stresit nga burgu dhe larigmit të Kejsit drejt Kanadasë. Flitet herë pas here për një ndarje, apo për një pushim në këtë marrëdhënie me shpresë rikthimi dhe ata përfundojnë sërish në median rozë.
Një ditë më parë në një postim u la të kuptohet se Kejsi ka dalë me një tjetër djalë, e për këtë reperi i uroj rrugë mbarë. “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, i shkruajti ai.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Keisi ka vendosur t’i përgjigjet publikisht reperit, me anë të një postimi në Instastory.
“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar, kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde. Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund”, ka shkruar Keisi.

Ata janë ende të martuar me njëri-tjetrin, por largësia mesa duket ka qenë e papërballueshme dhe është bërë shkak për problemet mes tyre, duke i dhënë fund marrëdhënies.

