Polumbarët kanë mundur të gjejnë pas dy ditësh trupin e pajetë të 24-vjeçarit Gentjan Deda, i cili u vetëmbyt në rezervuarin Malaj të Mirditës.
Tragjedia u përsërit, pasi dhjetë vite më parë e ëma e Gentjanit u mbyt në të njëjtin rezervuar. Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se 24-vjeçari i kishte telefonuar të atit para se t’i jepte fund jetës, duke i thënë se i linte amanet vëllain e vogël, nga babai.
Lexo edhe- Tragjedia përsëritet pas 10 vitesh/ Vetëmbytet në rezervuarin ku u mbyt e ëma
Babai i djalit ishte në qytetin e Rrëshenit kur ka marrë telefonatën dhe është nisur menjëherë drejt fshatit. Por kur ka mbërritur gjithçka kishte marrë fund për të riun. Mësohet se Gentjani që prej ndarjes nga jeta të së ëmës vuante nga depresioni.