UEFA mund të vendosë që të anullojë për këtë sezon Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës. Edhe pse janë luajtur një pjesë e ndeshjeve në të dy kompeticionet, organziata ndërkombëtare mund të jetë e detyruar që të anullojë këtë aktivitet pavarësisht kostos së rëndë financiare, për t’u bërë vend kampionateve në Europë.
Presidenti Çeferin deklaroi dy ditë më parë se po mendon se ky sezon mund të mbyllet pa fitues dhe mediat ndërkombëtare sugjerojnë se ai është gati të dorëzohet para eventualitetit se nuk mund të çojë deir në fund në rrethanat aktuale dy kompeticione të cilat nuk do të ishin në gjendje të gjeneronin aq shumë të ardhura për shkak se do të luhej pa tifozë dhe mes pasigurisë në të gjithë kontinentin.
Ky vendim mund t’u komunikohet të mërkurën federative europiane, në videokonferencën që Çeferin ka kërkuar të organizojë me ta për të folur pikërisht rreth kalendarit ndërkombëtar i cili është lënë plotësisht i hapur duke pasur parasysh se askush nuk di të thotë se kur kontinenti mund të çlirohet nga makthi i kësaj pandemie. Në atë video konferencë, nuk janë ftuar të marrin pjeë presidentët e federatave, siç ndodhi disa javë më parë kur u vendos të ndaloheshin aktivitetet ndërkombëtare, por Sekretarët e Përgjithshëm. Këta të fundit edhe do të raportojnë se si është situata në kampionatet përkatëse duke pasur parasysh se thuajse në të gjithë kontinentin futbolli është ndalur dhe se cilat janë alternativat që kanë gati për të mbyllur edicionet brenda një afati të caktuar që i nevojitet UEFA-s për të përgatitur edicionin e ardhshëm.
