Dy janë problemet që hasin aktualisht ujësjellësat në Qarkun e Dibrës, ruajtja e burimeve ujore dhe klorinimi i ujit të pijshëm.
Kjo ka qenë kryefjala e takimit të Prefektit Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu me drejtorët e ujësjellësave, nënprefektët, zyrtarët e Policisë dhe SHISH në rajonin e Dibrës.
“Situata raportohet normale, tha Prefekti Shehu, por kjo nuk do të thotë që ndërmarrjet e ujësjellësave dhe bashkitë të mos shtojnë masat për të patur të sigurta burimet e ujit të pijshëm. Po ashtu kërkojmë të bëhet kujdes për klorinimin e ujit, për të parandaluar kështu ndotjen e ujit”.
Pas disa javësh raportohet se edhe në qytetin e Bulqizës konsumohet uji i pijshëm dhe nuk mbart probleme për konsumatorët. /tirananews.al/
