Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ukraina bëhet gati për luftë, shpall gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin

13:12 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trupat ruse 1 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjendje e jashtëzakonshme do të vendoset në të gjitha pjesët e Ukrainës nën kontrollin e qeverisë, njoftoi të mërkurën Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit.

Masa pritet të miratohet nga Parlamenti ukrainas brenda 48 orëve dhe do të zgjasë për 30 ditë, me mundësi të zgjatjes edhe për 30 ditë të tjera.

“Në gjithë territorin e vendit tonë, përveç Donetskut dhe Luhanskut, do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme”, tha të mërkurën Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

“Qëllimi kryesor i Federatës Ruse është të destabilizojë Ukrainën nga brenda dhe të arrijë objektivin e saj. Që kjo të mos ndodhë, ne vendosëm sot dhe e morëm këtë vendim”, shtoi ai.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Kiev, Danilov tha se Gjendja e Jashtëzakonshme do të përfshijë “forcimin e rendit dhe sigurisë publike në objektet kritike të infrastrukturës” dhe forcimin e inspektimeve në lëvizje të caktuara të transportit.

“Në varësi të rrethanave lokale, mund të ketë masa më të forta ose më të buta për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, shtoi ai. Të gjitha këto janë masa parandaluese, për të ruajtur paqen dhe qetësinë në vend dhe që ekonomia të vazhdojë të funksionojë, raporton CNN.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kancelarja Angela Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Gjermani

22:56 / November 2, 2026

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA

21:59 / November 2, 2026

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

21:39 / November 2, 2026

Alarme të rreme për sulme bërthamore në Ukrainë dhe Rusi, hakerët ndërhyjnë në aplikacionet e emergjencës

19:23 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.