Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Urdhëroi dhunën”, PD padit në SPAK Ardi Veliun. Ja 5 akuzat

11:18 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Partia Demokratike PD Selia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka paditur në SPAK kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliun pasi sipas saj ka urdhëruar dhunën kundër protestuesve dhe qytetarëve të tjerë.

Në padinë e PD-së janë pesë akuza: shpërdorimi i detyres, kryerja e veprimeve arbitrare, pengesë të së drejtës për tu shprehur, dëmtime të tjera me dashje, mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

PADIA E PD

PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve dhe qytetarëve të tjerë. Ja 5 veprat penale për të cilat kërkohet pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë deri në përfundim të hëtimeve.

Partia Demokratike paditi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu për 5 vepra penale, të kryera gjatë protestave të ditëve të fundit, pas ekzekutimit nga policia të një të riu 25 vieçar. Kërkesa e Partisë Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që duhet të kërkojë pezulliminne Ardi Veliut nga detyra deri në përfundimin e hetimeve. Në padinë e dorëzuar në SPAK, Partia Demokratike argumenton me detaje sesi Ardi Veliu ka shkelur ligjin, duke kryer të pesta veprat penale, si:

  1. Shpërdorim i detyrës
  2. Kryerja e veprimeve arbitrare
  3. Pengimi në të drejtën për t’u shprehur, grumbullusr dhe manifestuar
  4. Dëmtime të tjera me dashje
  5. Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme.

Në padinë penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Partia Demokratike vë në dukje se “në protestat paqësore për të kundërshtuar frymën e represionit policor dhe të abuzivizmit qeverisës, është vënë re përdorim i teprusr i dhunës policore, përdorimi në mënyrë të çmendur i gazit lotsjellës. Ai është hedhur në sasi shumë të mëdha në Bulevard dhe në zonat rezidenciale me densitet të lartë qytetarësh, që nuk ishin pjesë e protestës”.

Duke i vënë në dispozicion SPAK-it fakte konkrete, në padi theksohet se, me urdhër të Ardi Veliut, është uahtruar dhunë barbare ndaj të miturve, kanë ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri që lëvizte në rrugë, pa qenë pjesë e protestës.

“Me anë të këtij kallëzimi, marrim përsipër të bëhemi përçues të zërit të atyre qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të cilët besojnë se ligji është një dhe i barabartë për të gjithë dhe që ende kanë shpresën se vetëm zbatimi i Ligjit do ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë.”- i drejtohet Partia Demokratike SPAK-ut, duke i kërkuar marrjen nën hetim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe pezullimit të tij nga detyra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026

“Berisha është pengesa kryesore e opozitës”, Bejko: PD ka kandidatë por jo alternativë bindëse

11:39 / November 13, 2026

Ndryshime në ekipin që negocion anëtarësimin në BE, kush janë emrat që marrin detyra të reja?

11:34 / November 13, 2026

“Socialistët nuk janë gati të dalin kundër kryetarit të tyre”, Dudushi: Do ketë debate në Asamble, por pa përçarje brenda partisë

22:34 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.