Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Urdhri/ Jo transferimit të policëve të burgjeve 45 km nga banimi

14:31 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
policia 2
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Viti 2019 sjell modalitete të reja për transferimin e punonjësve të burgjeve nga një institucion të vuajtjes së dënimit në një tjetër, duke shmangur në këtë mënyrë çdo mundësi për abuzim nga drejtuesit me transferimin e punonjësve. Ky fakt është mundësuar përmes një udhëzimi të firmosur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Për herë të parë përcaktohet qartë se çdo punonjës i policisë së burgjeve, nuk mund të transferohet në institucione të tjera që janë në distanca të largëta nga vendbanimi i tij. Tashmë me rregullat e reja punonjësit e Policisë së Burgjeve, të rolit bazë dhe të mesëm, nuk mund të transferohen në një vend pune më larg se 45 km nga vendbanimi i tyre, me përjashtim të rastit kur japin pëlqimin me shkrim për këtë transferim.
Po ashtu me modalitetet e reja kërkohet që në çdo rast, transferimi të jetë i motivuar, me vlerësim të rezultateve individuale të punës, ndërkohë që i komunikohet edhe personit të transferuar. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në çdo rast jep pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve për nevoja urgjente të shërbimit. Në udhëzim është përcaktuar qartë se kohëzgjatja e tranferimit nuk mund të jetë më shumë se 6 muaj brenda një periudhe 2 vjeçare.

kronike polica urdher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kishte urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:40 / May 17, 2025

Aksion policor në Korçë, priten disa urdhër-arreste

20:59 / May 15, 2025

Nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin, arrestohen 2 persona

12:30 / March 27, 2025

Përplasi për vdekje çobanin dhe dhjetëra bagëti të imëta, pranga dy të rinjve në Fier

11:15 / February 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.