North West ka festuar ditëlindjen me një festë të madhe në fermën e prindërve në Wyoming.
Ka qenë nëna e saj Kim Kardashian ajo që ka ndarë disa foto nga festa e vajzës së madhe. Në festën e familjes morën pjesë tezet Kourtney Kardashian dhe Kylie Jenner, të cilat fluturuan për në fermën e Wyoming të Kim dhe Kanye West posaçërisht për eventin që u mbajt atje.
“Ditëlindja e 7-të e North me stil Wyoming”, shkruante Kim në fotot e publikuara në Instagram me emojim e kaubojit.
North dhe kushërira e saj Penelope morën dhuratë një qen Pomeranease për ditëlindjen e tyre të katërt, dhe Northe quajti qenin e saj Sushi.
Megjithatë, mungesa e Sushi-t në mediat sociale muajt e fundit ka bërë që fansat të spekulojnë se qeni mund të ketë ngordhur.
