Vajza 24-vjeçare e Madonna-s i është futur botës së modelingut dhe tashmë çdo set fotografik që realizon e ndan me ndjekësit në rrjete sociale. Së fundmi, Lourdes Leon ka pozuar për revistën prestigjioze “Vanity Fair”, raporton “Mirror”.
Lourdes, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia e Madonna-s me ish-partnerin, aktorin e famshëm Carlos Leon, është mësuar me kamerat, sepse më parë ka qenë imazhi zyrtar i “Marc Jacobs”.




