Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vaksina anti-Covid/ 94 milionë euro, Italia bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës

10:50 / November 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 9c548c3b5f0bc6f83b4433e1df43bef8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më herët, ekspertët e sëmundjeve infektive kanë deklaruar se shanset për të zhvilluar një vaksinë të suksesshme kundër Covid-19 deri në janar, është një sfidë jashtëzakonisht ambicioze, por është e mundur.

Tashmë që janë disa vaksina tejet efektive, edhe kërkesat nga vende të ndryshme është e lartë. Rritja e numrit të të infektuarve gjatë valës së dytë të pandemisë në Itali, ka sjellë spitalet në disa pjesë të vendit në situatë të rëndë. Italia po bën gati planin për shpërndarjen e vaksinës: Një pikë për çdo 20 mijë banorë.

“Italia do të ketë një pikë “ruajtje dhe administrimi” vaksinash anti-covid për çdo 20 mijë banorë”. Kështu ka njoftuar komisari për emergjencën Domenico Arcuri, ndërsa ka dhënë detaje për planin që po përgatit Italia për shpërndarjen e vaksinës. Ky plan duhet të jetë gati për javët e ardhshme.

Plani që Italia po përgatit, merr në konsideratë 4 çështje: shpërndarje nga kompania prodhuese e vaksinës ose shteti blerës, temperaturën e ruajtjes së vaksinës, modalitetin e shpërndarjes si dhe intervalin kohor mes dozës së parë dhe të dytë.

“Duke konsideruar këto 4 variabla, po organizojmë një plan që parashikon përfshirjen e Rajoneve dhe Komunave të cilave u kam kërkuar që të më tregojnë pikat e administrimit në brendësi të spitaleve”, ka deklaruar më tej Domenico Arcuri.

Deri më tani, Italia ka shpenzuar 94 milionë euro, që është edhe kuota që Bashkimi Europian i ka kërkuar Italisë për të blerë për sasinë e vaksinave që janë deri më tani të gatshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.