Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vaksinimi në Gjermani/ Rreth 15 për qind e popullatës kanë marrë dozën e parë kundër COVID-19

12:56 / April 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani in 696x475 1 659x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës së saj me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, thuhet në të dhënat e Institutit Robert Koch.

Sipas të dhënat të këtij Instituti, 15.2 për qind apo 12.7 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 5.9 për qind apo 4.9 milionë persona kanë pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Disa studime kanë sugjeruar se një dozë e vaksinës ofron një nivel të mbrojtjes kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Javën e fundit, në Gjermani është përshpejtuar programi i imunizimit, ku vetëm gjatë së enjtes u administruan 700.000 doza.

Pavarësisht fushatës së imunizimit, Gernot Marx, kryetar i asociacionit për përkujdesje emergjente, paralajmëroi të premten se situata në spitalet e vendit ishte shqetësuese. Ai tha se vazhdimisht po shohin rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor.

Gjermania po përballet me valën e tretë të pandemisë, që është shkaktuar kryesisht nga varianti i ri i COVID-19, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar. Ky variant thuhet se përhapet më shpejt.

Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch raportoi të shtunën për 24.097 raste të reja dhe 246 viktima. Që prej fillimit të pandemisë, në Gjermani janë regjistruar mbi tre milionë raste dhe mbi 78.000 të vdekur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.