Vangjel Tavo i cili fitoi bashkinë e Himarës me logon e PS, tregon se prej vitesh nuk komunikon më me Ilir Metën. Tavo në emisionin “Vendi Im” thekson se rrugët e tyre politike janë ndarë pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe ai nuk u bë pjesë e Partisë së Lirisë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Pas përfundimit të zgjedhjeve të 2021 dhe ndryshimit të emrit të partisë, pra krijimit të një partie të re le ta quajmë, unë nuk kam qenë kurrë pjesë e asaj force politike. Përderisa nuk u bëra pjesë e Partisë së Lirisë, nuk kisha çfarë të diskutoja me kryetarin e Partisë së lirisë, sepse nuk isha pjesë. Nuk besoj se ka arsye të zgjas këtë përgjigje se realisht nuk kam çfarë të diskutoj. Nuk jam pjesë e asaj partie. Po të isha pjesë ndoshta do të duhet të shkoja, ta diskutoja dhe t’i thoja dëgjo unë kam marrë këtë vendim. Pastaj me aq sa bashkë njihemi prej shumë e shumë vitesh, me aq përvojë sa kam unë në politikë, zakonisht unë nuk krijoj “borxhe” ne politikë, përkundrazi. Kështu që s’ka arsye t’i sqarohem askujt për vendimet e qëndrimet e mia. Gjithmonë kam qenë i pavarur dhe do të vazhdoj të jem i pavarur në mendimet dhe qëndrimet e mia, qofshin këto përsonale, qofshin këto politike apo edhe publike,” tregon Tavo.
Vangjel Tavo u largua nga PS në vitin 2010 dhe iu bashkua LSI që drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë viteve 2012-2013, Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës.
Ai kandidoi edhe më 25 prill 2021, por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit.