Policia e Durrësit ka dhënë një tjetër njoftim zyrtar lidhur me vdekjen e 20-vjeçarit sirian. Dyshohet se ai ka rënë nga kati i tretë i ish hotel “Vollga”, një ndërtesë e pabanueshme ku u gjetën telefoni i tij dhe sendet personale.
Sipas policisë ai ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia. I riu u gjet i pajete ne oret e para te mengjesit te sotem.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni i tij.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme
