TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Tensione dhe debate në Post “BBVK”, Elita Rudi: Mbeta pa fjalë nga paedukata dhe sjellja e banorëve

21:30 / March 22, 2023

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez bën veprimin e pazakontë, kapet “mat” duke porositur KFC në Moskë

21:00 / March 22, 2023

Nga “Only Fans” te fitorja në zgjedhje lokale

20:57 / March 22, 2023

SHBA/ Republikanët akuzojnë Sorosin lidhur me hetimet ndaj Trump

20:50 / March 22, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Sociale

Veliaj: 5 lagje të reja të rindërtuara pas tërmetit në zonat rurale

14:55 / March 12, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në videomesazhin e kësaj jave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për rindërtimin, sidomos të lagjeve të reja që u ringritën në Vaqarr, Baldushk etj., për famljet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Ne kemi 5 lagje të reja të rindërtuara pas tërmetit: në Zall Herr, Vaqarr, Baldushk, Ndroq dhe së fundmi në Pezë, të cilat ofrojnë për 202 familje përfituese shtëpi më të mëdha, më të bukura, dhe më të forta, sigurisht pas tërmetit, por edhe një sens komuniteti ku jetojnë bashkë. Komuniteti është përtej një çatie mbi kokë: është një proces i vazhdueshëm, që i bashkon njerëzit, i sjell më afër, i bën më humanë, më njerëzorë, më solidarë,” u shpreh ai.

Përgjatë vitit 2023, tha kryebashkiaku, do të hapet Tregu i madh Bujqësor i Tiranës mes Lundrës dhe Farkës së Madhe. “Një ndërhyrje proaktive e Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar fermerët dhe tregtarët që jo vetëm që të rrisin prodhimin, por edhe t’i mbështesim të aksesojnë tregun vendor në një treg publik, pa taksat që vë privati, duke ulur edhe koston për ata që janë konsumatorë dhe që do ta marrin të njëjtin produkt të freskët, organik të rrethinave të Tiranës me një çmim më të ulët”.

Veliaj shtoi se investimet për rritjen e cilësisë së shërbimeve do të vijojnë në 4-vjeçarin e ardhshëm. “Përkujdesin dhe investimet do t’i vazhdojmë me angazhime të reja edhe në 4 vitet e ardhshme, për të konsoliduar dhe më tepër zonat rurale dhe të gjithë rrethinat e fshatrave të Tiranës. Një fokus të veçantë do t’i japim agroturizmit, një sektor me potencial për ekonominë e fshatit dhe me interes në rritje për turistët që duan të shohin jo vetëm qendrën e Tiranës, por edhe zonat rurale, duke bashkërenduar punën edhe me Ministrinë e Bujqësisë, me AZHBR dhe të gjithë agjencitë e huaja që duan të promovojnë kurorën e Tiranës sot,” tha ai.

“Ne duam gjithashtu të krijojmë edhe Regjistrin Elektronik të Fermerëve. Duam që infrastruktura arsimore në zonat rurale të vazhdojë dhe të ketë vëmendjen tonë të përditshme. Plani ynë në mandatin tjetër është të përqendrojnë shkollat e zonave rurale në hapësira pak më të mëdha dhe kushte moderne, si ato të qendrës së Tiranës. Sa i përket investimeve në infrastrukturë, kemi planifikuar 150 ndërhyrje të reja infrastrukturore shërbimesh në zonat rurale, investime të reja në ujësjellësat e fshatrave, si dhe 150,000 m2 rrugë të asfaltuara çdo vit, në të gjithë zonat rurale të Tiranës”, kujtoi Veliaj.

Erion Veliaj kryebashkiaku i Tiranës
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Muaji i Ramazanit, Ilir Meta: Agjërim të lehtë dhe mbarësi për besimtarët myslimanë

20:35 / March 22, 2023

Provimet e maturës do vëzhgohen me kamera, DPAP: Nxënësit do grumbullohen në salla të mëdha

19:57 / March 22, 2023

Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar, ekspertët: Rrit mundësinë e zhvillimit të turizmit

16:17 / March 22, 2023

Turizmi i uritur për punonjës, zgjidhja vjen nga Azia

16:01 / March 22, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Goditet me grushta shefi i Europol Tirana nga një 23-vjeçar, flet i riu: Më parakaloi!

17:40 / March 22, 2023

Vizita 3 ditore e Ramës në Londër, që nga takimi me homologun Sunak tek pritja për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy shteteve

17:36 / March 22, 2023

VIDEO/ Çifti përlotet, Kiara bind Luizin: Mos hajde në shtëpi pa fitore, se nuk ta hap derën

17:22 / March 22, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Tensione dhe debate në Post “BBVK”, Elita Rudi: Mbeta pa fjalë nga paedukata dhe sjellja e banorëve

21:30 / March 22, 2023

Cilat janë kategoritë që janë më të rrezikuara nëse agjërojnë?  

21:09 / March 22, 2023

Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez bën veprimin e pazakontë, kapet “mat” duke porositur KFC në Moskë

21:00 / March 22, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.