Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Veliaj dhe Kushi inaugurojnë shkollën e re 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Tiranë: Po krijojmë kudo të njëjtin standard

12:36 / October 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 10 01 at 12.13.01 PM 667x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, inauguruan shkollën e re 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Njësinë 9 në kryeqytet.

Veliaj tha se ky investim i ri, përveç nxënësve dhe mësuesve do u shërbejë edhe banorëve, pasi do i japë një tjetër vlerë gjithë kësaj zone. “Shkolla “Hasan Vogli” me gjasë do imponojë këtë estetikë dhe këtë kulturë në gjithë këtë komunitet. Unë mezi pres të marr aplikimet nga pallatet përreth. Bashkia paguan 50% të veshjes me kapotë, Bashkia paguan 50% ndërhyrjes në tarracë, Bashkia paguan 50% që të vihet një ashensor. E bukura të imponon një sjellje qytetare. Po krijojmë një standard”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se Bashkia Tiranë duhet të përballet me gjyqe ku kërkohet heqja e kangjellave që mbrojnë fëmijët kur dalin në rrugë. “Na ka ndodhur që humbasim gjyqe për kangjellat që i vëmë në rrugë për të ruajtur fëmijët që dalin nga shkolla. Del njëri që ka një gomisteri, apo një lavazh dhe i thotë gjyqtarit: “ja lekët, m’i hiq kangjellat që ka vënë Bashkia”. Fakti që sot kemi gjyqtarë që për një bakshish, për një drekë japin vendime banale që rrezikojnë jetën e fëmijëve do të thotë që misioni i “Hasan Voglit” nuk ka mbaruar akoma”, tha Veliaj.

Ministrja Ecvis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se viti 2021 do të mbahet mend si viti kur janë ndërtuar më shumë shkolla të reja se çdo vit tjetër. “Kemi më shumë shkolla të reja me standarde bashkëkohore, të forta, të sigurta, me laboratorë e terrene sportive. Përfitues nuk janë vetëm nxënësit dhe mësuesit por të gjithë anëtarët e komunitetit, pasi këto shkolla kthehen në qendra sociale, kulturore e artistike për të gjithë komunitetin. Por nuk mjafton vetëm një ndërtesë e bukur për të pasur një arsim cilësor por na duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të aftë e të përkushtuar. Prandaj ne i zgjedhim më të mirët që kur fillojnë studimet për mësuesi. Jo çdo maturant mund të studiojë për mësuesi, por vetëm ata që kanë mesatare të lartë, sepse ne duam që mësuesit për fëmijët tanë të jenë më të aftët. Edhe pasi diplomohen e marrin liçencën ata duhet të punësohen nëpërmjet portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, i cili karakterizohet nga transparenca dhe meritokracia”, tha ajo.

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli” është një nga 10 shkollat e reja dhe dy kopshtet që po hapen për fillimin e vitit të ri shkollor në Tiranë, duke mirëpritur nxënësit me kushte më moderne dhe standarde europiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.