Sali Berisha ka komentuar marrëdhëniet Rama-Veliaj duke thënë se ka një betejë mes tyre, por balancat janë drejt kryebashkiakut. Sipas Berishës, ai nuk pret konfirmimin e Ramës për të kandidatuar sërish për bashkinë e Tiranës, por ndodh e kundërta.
“Ju e shihni që Rama është në 2 hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Në këtë mes nuk besoj atë që Rama konfirmoi Veliaj. Veliaj jo presion, por e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Ju garantoj që ajo çka ndodhi dhe u konsiderua si betejë kundër Veliajt, Veliaj e ktheu në betejë kundër Ramës”, tha Berisha.
