Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Do sigurohemi që secili të hyjë në një shtëpi të re më të mirë

12:03 / July 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60ec117999882
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen Dumi me 6 anëtarë në Vaqarr, e cila sapo hyri në shtëpinë e re më të fortë e më të mirë të ndërtuar falë programit të rindërtimit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet. “Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me proçesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

Ai nënvizoi se teksa vijon puna për ndërtimin e disa shkollave të reja në periferi të Tiranës, edhe në qendër po ndërtohen 10 shkolla të reja. Veliaj garantoi qytetarët që kur të kthehen nga pushimet do gjejnë shumë punë të përfunduara dhe shkolla të reja me kushte moderne ku fëmijët të nisin mësimin në shtator. “Do vijojë puna për shkollat në periferi si: shkolla në Pezë, Pezë të vogël, Pezë-Helmes, në Vaqarr. Ndërkohë që do të vazhdojmë me shkollat në qendrat më të urbanizuara dhe më të populluara të Tiranës. Do të hapen 10 shkolla të reja edhe në qendër të Tiranë. Duke filluar nga shkollat e reja në Don Bosko, “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”.

Shkollat e reja që ne kemi në Kodër-Kamzë, “Nënë Tereza” dhe “Kenedy”, shkolla e re “Andrea Stefani”, kemi edhe shkollën e re “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” është gjithashtu një shkollë e re. Gjithashtu kemi disa shkolla të tjera në të cilat po punohet për përmirësimin e kushteve, bëri me dije Veliaj. Kryefamiljari Hut Domi falenderoi Bashkinë Tiranë për punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër: “Është diçka e pavdekshme për mua, është historike. Ju falënderoj me gjithë zemër”. Familja Dumi prej 6 anëtarësh ka hyrë në shtëpinë e re e cila është rindërtuar më e fortë dhe më e bukur dhe me hapësirë më të madhe se më parë.

640 0 60ec117925775
640 0 60ec11794cd45

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Aksion në burgun e Fushë-Krujës: Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

14:04 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.