Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në drejtim të një banese në Grudë të Shkodrës, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se të dyshuar janë dy vëllezër, nga Shkodra. Ndërkaq nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Shkoder/Informacion Paraprak
Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
