Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendi i parë kandidat me këtë rol, Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”

14:51 / September 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 02 144907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria merr për herë të parë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit “Interreg Europe”, duke u bërë vendi i parë kandidat për Bashkimin Europian që mban këtë rol. Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë “një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndërajonal evropian”.

“Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata pjesëmarrëse, Shqipëria po kontribuon realisht në fusha si tranzicioni i gjelbër, inovacioni territorial dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në dhjetor 2025 Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues nga 36 vende europiane, një mundësi unike për të promovuar partneritetet tona dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira ndërmjet rajoneve.

Kryesimi i Shqipërisë konsiderohet më shumë se një përgjegjësi, një mundësi për të çuar më përpara vizionin europian të vendit. “Është një tregues i rolit në rritje të vendit tonë në vendimmarrjen evropiane dhe një mundësi për të nxjerrë në pah kontributin e Shqipërisë në projekte konkrete me ndikim rajonal. Ne jemi të përkushtuar ta shfrytëzojmë këtë mandat, jo vetëm për të avancuar rrugën tonë drejt BE-së, por edhe për të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët tanë, për bashkitë dhe për komunitetet”, deklaroi Eridana Cano, drejtoreshë e përgjithshme e SASPAC.

BE Interreg Europe Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.