Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vendimi/ Krijohen rrjetet profesionale në administratën shtetërore. Ja si do funksionojnë

09:46 / March 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto zyre pune administrate 640x320 1512457350 79363971512458595
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria në mbledhjen e të mërkurës ka miratuar edhe disa ndryshime për vendimin nr.867, datë 10.12.2014, “Për procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore.

Më parë në këtë vendim thjesht përcaktohet se çdo institucion i administrates shtetërore ka të drejtë që, nëpërmjet kësaj procedure, të kërkojë nga institucionet e tjera të administratës shtetërore që t’i sigurohen të dhëna,informacione apo çdo lloj ndihme tjetër, të cilat janë të nevojshme për realizimin e detyrave funksionale të tij. Por kjo tashmë do të funksionojë përmes rrjeteve profesionale që do të krijohen në administratë.

Kjo është përcaktuar me shtesën në pikën 1 të kreut të II të këtij vendimi që parashikon krijimin e rrjeteve profesionale ndërinstitucionale të nëpunësve për fusha të caktuara, të cilat kontribuojnë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe komunikimit. Qëllimi I krijimit të kësaj pike sipas vendimit të një dite më parë të qeverisë është shkëmbimi i eksperiencave më të mira, njohurive dhe praktikave për procese pune të ngjashme, shkëmbimit/krahasimit të informacionit apo të të dhënave në fushën përkatëse, diskutimit të çështjeve apo problematikave si dhe adresimit të kërkesave pranë institucioneve përgjegjëse për të bërë rregullime të posaçme nëpërmjet akteve rregullatore që mbulojnë fushën përkatëse.

Në vendim është parashikuar edhe se si do të funksionojnë këto rrjete profesionale. Ato krijohen për të trajtuar çështje, të cilat lidhen me qëllimin e ekzistencës dhe/ose fushën e përgjegjësisë së institucionit që i krijon. Në to marrin pjesë nëpunës/punonjës të institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë të punësuar në njësitë organizative të ngarkuara me ekzekutimin e detyrave që lidhen me fushën për të cilën krijohet rrjeti dhe kanë njohuri e aftësi më të mira në këtë fushë.

Rrjetet profesionale ndërinstitucionale të nëpunësve ngrihen me urdhër të Kryeministrit, ministrit përkatës apo titullarit të institucionit, që ka në fushë përgjegjësie fushën për të cilën ngrihet rrjeti. Në urdhrin e ngritjes së rrjetit përcaktohen qëllimi, synimet e përfitimet, struktura udhëheqëse, struktura të tjera në përbërje të tij, nëse është rasti, anëtarët, detyrat e përgjegjësitë, mënyra e organizimit e funksionimit të tij dhe numri maksimal i anëtarëve. Si rregull, në përbërje të rrjetit nuk mund të ketë më shumë se 30 anëtarë.

Struktura udhëheqëse e rrjetit profesional ndërinstitucional të nëpunësve është institucioni që ka kompetencat më të larta sa i takon fushës në të cilën ngrihet rrjeti.

administrata vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.