Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vendimi më i fundit/ Miratohen masa të reja, nga 20 gushti kërkohet dëshmi vaksinimi në klubet e natës

15:15 / August 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
disko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes rritjes së shpejtë të rasteve me Covid-19, qeveria e Kosovës miraton masa të reja për frenimin e pandemisë. Nga 20 gushti, hyrja në klubet e natës apo festa familjare me grumbullime deri në 100 persona do të lejohet vetëm më dëshmi vaksinimi me të paktën një dozë, test negative apo vërtetim shërimi nga koronavirusi në 180 ditët e fundit.

Maska do të mbetet e detyrueshme vetëm në ambiente të mbyllura, ndërsa lokalet dhe restorantet do të reduktojnë kapacitetet. Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i konsideroi masat si të nevojshme, ndërsa paralajmëroi se mund të përshkallëzojnë në varësi të gjendjes epidemiologjike.

“Nga data 20 gusht 2021 deri më datën 10 shtator 2021, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen ahengjet e ndryshme, grumbullimet, tubimet masive, si festivale, koncerte dhe të tjera që kanë kapacitet mbi 100 persona dhe organizmi i tyre aktiviteteve lejohet vetëm nëse klientëve pjesëmarrës posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme si: Certifikatën e vaksinimit të plotë, ose marrjen të të paktën një dozë kundër Covid-19. Testin PCR negativ, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar Covid-19 i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumëse 180 ditë”, tha Vitia.

Vitia e konsideroi shqetësuese valën e re të infektimeve, duke thënë se 80 përqind e rasteve janë të  variantit Delta. Shumica e të prekurve, sipas tij, janë persona të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Varianti Delta dominon mbi 80 përqind të rasteve të reja me Covid-19. “Sipas analizave të IKSHPK-së ky variant dominon prej mbi 80 përqind të rasteve me Covid-19 në rastet e reja. Kjo na detyron të gjithëve të rrisim në maksimum kujdesin dhe t’i zbatojmë në përpikëri masat”, tha ai.

80 mijë euro do të ndahen për angazhimin e 50 infermierëve, me qëllim të shtimit të kapaciteteve për imunizim të qytetarëve kundër Covid-19. Kosova ka nivelin më të ulët të vaksinimit në rajon me rreth 174 mijë qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat. Në 24 orët e fundit u shënuan 1009 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.