Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Venger zbulon teknologjinë që do ndryshojë futbollin: Pozicion jashtë loje i automatizuar, gati në Botëror

18:05 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
13636 chyronhego3 415117
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fillimisht ishte teknologjia e vijës së portës për të korrigjuar golat fantazmë. Pastaj erdhi VAR për të korrigjuar gabimet trashanike të gjyqtarëve. Tani e ka radhën një tjetër risi teknologjike për të modernizuar futbollin dhe për ta ndryshuar plotësisht fytyrën e tij. FIFA po eksperimenton dhe ka gati një sistem kompjuterik i cili do të lokalizojë automatikisht pozicionin jashtë loje duke i dërguar sinjalin vijërojtësve, të cilat praktikisht nuk do të kenë më mundësinë të gabojnë të tillë.

Konfirmimin e ka dhënë Arsen Venger, i cili është pjesë e departamentit të risive të futbollit në FIFA. Ish-trajneri i njohur ka shpjeguar se kjo teknologji është në fazat e avancuara dhe se mund të përdoret që në Botërorin 2022.

“Mendoj se pozicioni jashtë loje i automatizuar do të jetë gati për Botërorin. Ne po bëjmë shumë sforco. Çfarë do të ndryshojë? Sinjali do t’i dërgohet menjëherë vijërojtësit. Tani mestarisht presim 70 sekonda deri në 1 minutë e 20 sekonda për një vendim të VAR. Shumë gola anulohen për çështje centimetrash dhe pasi ka kaluar kohë. Ky është mëkat sepse lojtarët festojnë e pastaj mbeten të zhgënjyer”, shpjegoi Venger se pse kjo teknologji do të bënte të menjëhershme caktimin apo jo të pozicionit jashtë loje.

Sipas informacioneve të siguruara nga mediat angleze, teknologjia në fjalë do të ndihmojë gjyqtarët që të marrin vendime më shpejt, duke ndalur menjëherë aksionin. Sistemi është në gjendje që të gjejë momentin e pasimit dhe pozicionin e lojtarit që prek topin.

Venger
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.