Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në veri të vendit.
Tërmeti ka goditur rreth orës 3.58 dhe epiqendra e tij ishte 12 km në juglindje të Bulqizës, dhe 31 km larg Tiranës.
Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit si dhe Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftojnë se tërmeti është ndjerë në orën 03:58 minuta me orën lokale. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 18 kilometrash. Deri tani nuk raportohet për dëme.
